Me përmasa më të vogla të rroba larjeve, Megan Thee Stallion mahnit me linjat trupore

Mediale Vip

Me përmasa më të vogla të rroba larjeve, Megan Thee Stallion mahnit me linjat trupore

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 22:40
Megan Thee Stallion

Ani pse tani jemi në stinën e vjeshtës, shumë artistë ndërkombëtarë po zgjedhin të kalojnë kohën në vende më tropikale.

Njëra prej tyre është edhe rep-artistja Megan Thee Stallion, e cila ka ngitur temperaturat në rrjete sociale.

25-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, të cilat janë realizuar në bregdet.

E veshur me bikini të përmasave më të vogla, reperja ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Përkundër faktit se ishte e zhytur në ujë, Megan është parë të ketë përdorur makijazh të rëndë.

Më vonë pas këtyre imazheve, ajo ndau edhe një video ku shihej nën shoqërinë e një vajze, e cila bënte ‘twerk’ nën tingujt e këngës “Don’t Stop”.

Gjatë pandemisë coronavirus, ajo ka qenë mjaft e zënë me punën në projektet muzikore, teksa vlen të përmendet kënga “WAP” e saj, në bashkëpunim me Cardi B. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat