Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj Renato Mekollit

Mediale Vip

Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj Renato Mekollit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 23:56
Renato Mekolli, Besa Kokëdhima

Renato Mekolli është përballur me një lum kritikash të forta së fundmi për shkak të emisionit që ai drejton, “Hell’s Kitchen”. Në episodin e fundit shefi i kuzhinës shpërtheu në të bërtitura ndaj një konkurrenteje për shkak të një gabimi që kishte bërë në pjatën të cilën ajo kishte përgatitur. Situata u përshkallëzua aq shumë sa ai nisi ta ofendonte dhe madje ta bullizonte, duke përdorur një problem të saj shëndetësor.

Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga publiku dhe këngëtarja, Besa Kokëdhima, e ka kritikuar publikisht shefin e kuzhinës. Pavarësisht se ajo njihet personalisht me të, nuk ka ngurruar që t’i tërheqë veshin për këtë sjellje, që e ka konsideruar të papranueshme.

“Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer, por kjo është e papranueshme”, ka shkruar Besa.

Renato nuk ka reaguar ende pas kritikave të forta që ka marrë, por ai ka treguar gjithmonë se vetë formati e detyron të sillet kaq ashpër dhe se kështu ndodh në të vërtetë në kuzhina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat