Reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë, publikon videon më të ëmbël të bebushit

Mediale Vip

Reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë, publikon videon më të ëmbël të bebushit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 23:58
Vig Poppa

Reperi i njohur, Vig Poppa, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur ai e ka bërë publik përmes një videoje shumë të ëmbël të bebushit.

Vig Poppa shihet duke e përkëdhelur të voglin, ndërkohë që ai nuk i ka hapur ende sytë. Ndryshe nga gjithë personazhet e tjerë, që përpiqen të ruajnë privatësinë, reperi nuk është përpjekur fare t’ja fshehë portretin.

“Sa shumë t’kom prit”, ka shkruar reperi, duke treguar se tashmë ndihet si në qiell të shtatë.

Image
“Sa shumë t’kom prit”, ka shkruar reperi.

Pas postimit të videos ai ka marrë mijëra komente nga ndjekësit dhe mes tyre nuk kanë munguar ato nga kolegët e tij, që i kanë uruar bebushit jetë të gjatë. Kujtojmë se Vig Poppa dhe bashkëshortja e tij Ena janë prindër edhe të një djali 3 vjeç, që quhet Domi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat