U bë pjesë e PS, flet aktorja: Do lë 3-4 rroga, e kam pikë të dobët Tropojën

Mediale Vip

U bë pjesë e PS, flet aktorja: Do lë 3-4 rroga, e kam pikë të dobët Tropojën

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 08:42
Arjola Demiri

Aktorja Arjola Demiri u shpreh se për tu futur në politikë, është e gatshmë te heqë dorë nga pagat që merr.

Në një lidhje me Skype, në Open, Demiri tha se aktualisht merr 3-4 rroga dhe fiton shumë më tepër se një deputete, por që do t’i lërë për vendnlindjen e saj.

“Jam një zë i fortë për Tropojën, Kukësin, jam me energji për të ndihmuar rrethin ku unë vij, talenti nuk më ikën. Nuk vij nga ndonjë familje që vjedh por nga një familje e ndershme. Unë ju garantoj që tani marrë më shumë lekë se sa si deputete. Marr 3-4 rroga por ju thashë që unë e kam pikë të dobët Tropojën. Dhe do i lë rrogat për të,”- tha Demiri.

Arjola Demiri e ka deklaruar hapur mbështetjen e saj ndaj Partisë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat