Demi Lovato fut politikën në projektin e ri, inkurajon amerikanët të votojnë

Mediale Vip

Demi Lovato fut politikën në projektin e ri, inkurajon amerikanët të votojnë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:00
Demi Lovato

Demi Lovato ka futur politikën në këngën e saj të re.

Këngëtarja 28-vjeçare publikoi ​​baladën e saj të re politike “Commander in Chief” në një përpjekje për të shprehur emocionet e ndjera nga amerikanët gjatë zgjedhjeve, ndërsa inkurajoi gjithashtu tifozët të dilnin dhe të votonin.

 “Ne ishim mësuar kur ishim të rinj. Nëse luftojmë për atë që është e drejtë nuk do të ketë drejtësi vetëm për disa. Ne nuk do të dorëzohemi”, këndon Demi  në projektin e ri.

Demi do të interpretojë këngën e re për herë të parë gjatë  eventit “2020 Billboard Music Awards” që mbahet të mërkurën në mbrëmje (14 tetor).

Ndërkohë, Demi së fundi u nda nga i fejuari, Max Ehrich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat