Rita thotë se po i mungon koha kur udhëtonte lirshëm dhe pa brenga

Mediale Vip

Rita thotë se po i mungon koha kur udhëtonte lirshëm dhe pa brenga

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:04
Rita Ora

Rita Ora këtë kohë është shumë e angazhuar në profesion.

Rita Ora edhe pse nuk ka publikuar tash e sa muaj këngë të reja, ajo ka punuar shumë në atë drejtim.

Këngëtarja, së fundi publikoi një fotografi, të realizuar muajin e kaluar, ku shfaqet në aeroport bashkë me motrën e saj, Elenën.

“Më mungon të udhëtoj lirshëm, pa brenga”, ka shkruar ajo sipër atij imazhi, në të cilin shihet me maskë në fytyrë.

Kujtojmë se artistja së fundi ka bashkëpunuar me brendin “Shoe Dazzle”, për të sjellë koleksionin e ri të këpucëve.

Ajo ka pozuar edhe për revista e marka të tjera, ndërsa pritet që së shpejti të publikojë albumin e ri muzikor. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat