Rovena Stefa thirrje kryeministrit: Na lër të punojmë ose do vijmë të këndojmë në ...

Mediale Vip

Rovena Stefa thirrje kryeministrit: Na lër të punojmë ose do vijmë të këndojmë në ...

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 19:54
Rovena Stefa

E ftuar në emisionin e Bieta Sulos këngëtarja Rovena Stefa, i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama ti lejojë edhe këngëtarët të punojnë duke zbatuar masat anti-Covid si gjithë të tjerët.

Në të kundërt Stefa lëshoi edhe një paralajmërim: Do vijmë të të këndojmë në Surrel!

“Në rast se ky nuk vendos që ne këngëtarët të punojmë si të gjithë të tjerët që punojmë, me masa dhe ne.

Të na lejojë të këndojmë se ndryshe ne do të bëhemi një grup do të shkojmë në Surrel, sepse jam e bindur se ai i thotë qenve pusho andej e këndej dhe këndesave ia ka mbyll zërin.

Kështu që do të shkojmë ne në vend të këndesit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti kryeministër,”- tha këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat