Dua Lipa pozon topless dhe përvëloi rrjetin!

Mediale Vip

Dua Lipa pozon topless dhe përvëloi rrjetin!

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:42
Dua Lipa

Dua Lipa pushton gjithnjë titujt kryesor të mediave për suksese dhe arritje të shumta, sidomos pas publikimit të “Future nostalgia”.

Mirëpo, dita e sotme, bën një përjashtim sepse rrjeti po digjet pas publikimit të një fotoje nga shqiptarja në Instagram, ku shihet topless.

Ajo ka realizuar koleksionin e 3 dhe të fundit për “Pepa jeans” dhe me atë rast realizoi edhe disa foto që na rikthyen temperaturat e verës.

Në postimin e saj kanë vërshuar mijëra komente, sigurisht nxitur edhe nga fakti se nuk ndodh shpesh që Dua të na befasojë me postime të tilla.

Pak ditë më parë Dua jonë është nominuar për “ARIA Awards 2020”  në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.

Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam se kishte ardhur koha që Dua të merrte disa pushime për të shijuar një sukses të merituar.

Përkundrazi, në gusht Dua Lipa dhe Blessed Madonna kanë publikuar albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”.

Albumi, i quajtur Club Future Nostalgia, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.

Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat