Historia e unazës me vlerë 75 mijë paund në gishtin e Meghan Markle

Mediale Vip

Historia e unazës me vlerë 75 mijë paund në gishtin e Meghan Markle

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:53
Princ Harry dhe Meghan Markle

Meghan Markle është parë me një unazë dhe një orë, të cilat i ka mbajtur nëna e Harryt, princeshë Diana.

Fansat e Meghan kanë vënë re një detaj në foton zyrtare të saj me Princin Harry.

Mediat britanike shkruajnë se unaza kushton 75 mijë paund. Fotot u publikuan këtë javë dhe ish aktorja shfaqet me kostumin e saj të preferuar, që kushton 2300 paund, ndërsa stolitë, përveç unazës, ndodhet ora Cartier, me vlerë 17 mijë e 800 paund.

Fansat janë të bindur që është unaza Aquamarinë e Princeshës së ndjerë, e veshur me ar 24 karat. Princeshë Diana e porositi këtë unazë pas divorcit të saj, nga Asprey.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat