'A bëhet xheloze gruaja?', fansat thumbojnë Tolgën, reagon aktori

Mediale Vip

'A bëhet xheloze gruaja?', fansat thumbojnë Tolgën, reagon aktori

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:05
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka nisur xhirimet për një serial të ri me titull “Seref Sozu”. Tolga do të luajë krah aktores së re Sude Guler, me të cilën ka postuar një foto së fundmi.

Në sy kanë rënë komentet që pyesin Tolgën nëse “bëhet xheloze bashkëshortja”.

Përgjigjen Tolga e ktheu me një postim në Instastory ku postoi një foto të Almedës bashkëngjitur me një dedikim.

“Mbretëresha ime! Gruaja ime! Dashuria ime", shkruan aktori duke treguar kështu se dashuria e tij është vetëm Almeda dhe nuk ka vend për xhelozi në marrëdhënien e tyre.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat