Arbana Osmani poston foton e ëmbël pas lindjes së djalit: Një Diell i vogël na shndriti sot

Mediale Vip

Arbana Osmani poston foton e ëmbël pas lindjes së djalit: Një Diell i vogël na shndriti sot

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:11
Arbana Osmani

Pas një pritje disa mujore, moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani dhe partner i saj Eduard Grishaj u bënë prindër të një djali, të quajtur Diell.

Ishte fillimisht regjisori ai që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku u shfaq duke mbajtur me kujdes në krahë të porsalindurin dhe krahas postimit shkroi:

““Lindi Dielli ☀️”

Ndërkohë pak orë më pas, për pritjen e ëmbël ka reaguar dhe vetë moderatorja. Ajo ka publikuar një foto ku shihen duart e Eduardit, të sajat dhe të dy djemve, të madhit Jonit e të sapolindurit Diell.

“Një? Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”, shkroi moderatorja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat