Kim Kardashian zbuloi se sa fiton nga postimet në Instagram

Mediale Vip

Kim Kardashian zbuloi se sa fiton nga postimet në Instagram

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 07:13
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka zbuluar në një nga episodet e shfaqjes së David Letterman në Netflix, se seriali 'Keeping Up With Kardashians' nuk është burimi i saj kryesor i të ardhurave.

Kim sqaroi se është në gjendje të bëjë më shumë para nga postimet e saj në Instagram sesa nga një sezon i tërë i KUWKTK.

"Ne nuk do të ishim ata që jemi sot pa 'Keeping Up With Kardashians' dhe kjo është arsyeja pse vazhdojmë ta ndajmë me publikun jetën tonë"- tha ajo për prezantuesin 73-vjeçar. "Edhe pse realisht ne mund të postojmë diçka në mediat sociale dhe të fitojmë më shumë sesa fitojmë një sezon të tërë."

Sipas TMZ, familja Kardashian-Jenner, rinovuan kontratën e tyre për pesë sezone të tjera në vitin 2017, për një shumë prej 150 milionë dollarësh. Përveç Kris Jenner, e cila fiton më shumë, si menaxhere e vajzave të saj, çdo anëtar tjetër i familjes fiton afërsisht 4.5 milionë dollarë në sezon.

Markat dhe reklamuesit e ndryshëm mund ta paguajnë Kim Kardashian deri në 500 mijë dollarë për një postim në Instagram. Kështu që mund të duhen vetëm disa postime për ta kaluar shumën që ajo fiton në një sezon.

Në fillim të këtij muaji, "Forbes" raportoi se pasuria e Kim Kardashian arrin 780 milionë dollarë, duke e bërë atë pjesëtaren më të pasur të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat