Fansat krahasojnë dukjen e re të Bebe Rexhës me logon e “Mc Donald’s”

Mediale Vip

Fansat krahasojnë dukjen e re të Bebe Rexhës me logon e “Mc Donald’s”

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:40
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.

Kënga u prit shumë mirë nga fansat dhe për javë të tëra është duke qëndruar mirë e renditur në top listat evropiane dhe ato amerikane.

31-vjeçarja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshmëm “Tonight With Jimmy Fallon” për të interpretuar live këngën e saj më të fundit së bashku me Doja Cat.

Teksa kanë dhuruar një performancë elektrizuese për publikun, në sy ra edhe dukja e bukurosheve.

Bebe Rexha u duk mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri në pamje, pasi i ngjyrosi flokët e saj të kuqe edhe me dy shirita të verdhë anash.

Këtë dukje fansat e saj po ia krahasojnë me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, shkaku i formës M të vijës së verdhë në mesin e flokëve të kuqe.

Vet Bebe Rexha me të parë këtë e shpërndau në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram, duke treguar se po i pëlqen ky krahasim dhe se ka qeshur me të parë foton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat