Arta Nitaj zgjedh Jugun e Shqipërisë para Dubait

Mediale Vip

Arta Nitaj zgjedh Jugun e Shqipërisë para Dubait

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 12:43
Arta Nitaj

Bukuroshja shqiptare, Arta Nitaj, i është përgjigjur disa pyetjeve interesante në rubrikën “AfterParty” të emisionit “Shiko kush luan”.

Në mes “të bukurës apo bishës” ajo zgjidhi “bishën”, teksa mes “qenve dhe maceve”, zgjodhi këtë të fundit.

Duke qenë se i pëlqen shumë pushimet dhe shijon plot të tilla gjatë vitit, është vërejtur se destinacionet më të pëlqyera të Artës ndër vite kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria.

Në pyetjen se kë zgjedh mes Dubait dhe Jugut të Shqipërisë, Nitaj filloi të qeshë, ndërsa tregoi patriotizmin e saj duke cekur se preferon jugun para Dubait.

Në pyetje të tjera ngacmuese, aktorja hde moderatorja nga Peja tregoi se në raste të caktuara “e kërkon dashurinë”, por ndodh edhe që “ja japin dashurinë të tjerët”.

Mirëpo ajo refuzoi të përgjigjet në pyetjen më provokuese të sesionit, e cila ishte nëse i pëlqen më shumë “seksi sistematik” apo “me ndërprerje dhe pasionant”.

Në momentin që iu adresua kjo pyetje, bukuroshja refuzoi të përgjigjet, duke e tejkaluar thjeshtë me një buzëqeshje. 
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat