“Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda”, Alketa Vejsiu shërohet nga koronavirusi, ja çfarë tregon moderatorja

Mediale Vip

“Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda”, Alketa Vejsiu shërohet nga koronavirusi, ja çfarë tregon moderatorja

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:44
Alketa Vejsiu

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar së fundmi në rrjetet sociale se e ka kaluar koronavirusin.

Në një postim në Instagram, Vejstiu thotë se dy javë më parë, ka marrë përgjigjen negative të tamponit, pas izolimit 24 ditor në shtëpi.

Teksa thekson se është mirë, por nuk jep detaje për mënyrën se si e ka kaluar infeksionin, thotë se Covid nuk është shaka.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi.

Jam mire per fat.

Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka.

Kujdesuni per veten!

Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete!”– shkruan ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat