Të gjitha herët kur mbretërorët janë detyruar të kërkojnë falje publike!

Mediale Vip

Të gjitha herët kur mbretërorët janë detyruar të kërkojnë falje publike!

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:38
Kate Middleton

Përkatësia në një prejardhje mbretërore kërkon zbatim me përpikmëri të protokolleve, megjithatë jo të paktë kanë qenë rastet kur anëtarë të familjeve mbretërore kanë gabuar dhe janë zënë në faj për veprime të caktuara.. Pa gërmuar nëpër librat me pluhur të historisë në kërkim të mea kulpave të bëra nga kokat e kurorëzuara në shekujt e kaluar por vetëm duke parë në historinë e kohëve të fundit, në fakt mund të shihet se si nuk mungojnë rastet në të cilat princër, princesha, duka dhe madje mbretër dhe mbretëreshat janë detyruar të kërkojnë falje publike.

Në 2005 Harry, Duka i Sussex, zyrtarisht iu desh të kërkonte falje para gjithë botës. Arsyeja? Zgjedhja e tij për të veshur një kostum ushtar nazist gjatë një feste. Fotoja e Harry-t i veshur si nazist u shpërnda atë kohë në çdo media botërore duke detyruar familjen mbretërore për të imponuar një falje zyrtare ndaj Harry-t, përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar direkt nga Clarence House, për “ofendimin dhe sikletin që ai kishte shkaktuar”.

Kate Middleton i kërkoi falje zyrtarisht një vajze tre vjeçare të quajtur Annabel. Gjatë një vizite në Mumbles në Uells, Dukesha takoi vajzën e vogël që nëna e saj i kishte thënë se do të takonte një princeshë të vërtetë. Kate kërkoi falje që nuk kishte veshur diçka më “të lezetshme”: Annabel, në fakt, ishte e bindur që një princeshë e vërtetë duhet të vishej si Hirushja.

Situata e Sarah Ferguson, dukeshës së Jorkut, e cila pranoi një hua nga Jeffrey Epstein, miliarderi i njohur që  është dënuar për prostitucionin e fëmijëve dhe pedofilinë ka qenë një rast i paprecent.  Në kohën kur historia doli në shtyp, Sarah iu desh të bënte falje publike në faqet e The Evening Standard: “As nuk mund të them sa më vjen keq” duke e quajtur marrëdhënien e saj me Epstein “një gjykim të gabuar të tmerrshëm”.

Në gusht të vitit 2020, Princesha Mary e Danimarkës u “kap” nga fotografët duke shtrënguar duart me një person gjatë vizitës së saj në akuariumin Greenaa në shkelje të hapur të udhëzimeve të anticovid-19 të Bordit Kombëtar të Shëndetit Danez. Në Instagram, Princesha shkruajti: “Unë i dhashë dorën një personi gabimisht. Kjo më kujtoi se sa e rëndësishme është të ndihmojmë njëri-tjetrin për të mbajtur vëmendjen.”

“Një fotografi u shfaq në gazeta në të cilën ne nuk mbanim distance. Për shkak se vëmendja e njerëzve dhe respektimi i rregullave të koronavirusit janë thelbësore edhe gjatë pushimeve, për ta mbajtur virusin nën kontroll”, shkruanin mbreti William Alexander dhe Mbretëresha Maksima e Hollandës në rrjetin social instagram, duke kërkuar falje për thyerjen e rregullave anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat