Festoi ditëlindjen pak ditë më parë! Bella Hadid na zbuloi dhuratën që i bëri Dua Lipa

Mediale Vip

Festoi ditëlindjen pak ditë më parë! Bella Hadid na zbuloi dhuratën që i bëri Dua Lipa

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:34
Dua Lipa, Bella Hadid

Bella Hadid është njëra ndër modelet më të famshme në gjithë botën.

Më 9 tetor të këtij viti Bella Hadid festoi ditëlindjen e 24 dhe rrjetet sociale vërshuan me mesazhe kështu duke uruar modelen.

Më pas pësuan edhe shumë foto që Bella kishte bërë me miqtë e saj në eventin që ajo kishte organizuar për ditëlindje.

Jo pak vëmendje morri edhe urimi i Duas, e cila kishte postuar në Instastory një foto te saj dhe të supermodeles ku kishte thënë se Bella është e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e përkujdesur, gjersa e quante edhe motër.

Në foton e postuar ajo shihet duke pirë bashkë me modelen dhe duket se modelja është partnerja e saj më e mirë kur vijë puna për të pirë, këtë e ka pohuar edhe këngëtarja në shkrimin poshtë fotos.

Në disa foto që kishte postuar Bella kemi vërejtur edhe një detaj, në njërën nga fotot Bella kishte fotografuar një buqetë të madhe lulesh ku kishte bërë tag këngëtaren e njohur Duan.

Siç duket kjo ishte dhurata e bukur për modelen nga këngëtarja.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat