Aktorja i bën bllok të ëmës në Instagram, pasi i zbuloi sekretin

Mediale Vip

Aktorja i bën bllok të ëmës në Instagram, pasi i zbuloi sekretin

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:23
Emma Roberts

Shumica e prindërve nuk janë të mësuar me teknologjinë dhe në jo pak raste fëmijët janë ndjerë keq për shkak të gabimeve që ata bëjnë padashje në rrjete sociale. Të tilla situata janë sa të sikletshme po aq edhe qesharake, e duket se edhe personazhet e njohur kanë përjetuar diçka të tillë.

Aktorja Emma Roberts ka treguar se e ëma e saj i zbuloi shtatzëninë përmes Instagramit, ndërkohë që ajo po përpiqej ta mbante të fshehtë. E ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, Roberts ka rrëfyer se tre vite më parë vendoi t’i blinte të ëmës një iPhone, mirëpo ky rezultoitë ishte vendimi më i gabuar për të. Pas i mësoi të ëmës me shumë vështirësi si ta përdorte celularin e ri, i hapi dhe Instagram dhe brenda pak kohësh nëna e saj grumbulloi mijëra ndjekës me të cilët komunikonte vazhdimisht, pasi ata ishin fansat e Emma-s.

Ndërkohë që aktorja e mbante shtatzëninë të fshehtë, nëna e saj ju zbuloi fansave sekretin. Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse Roberts është shtatzënë dhe ajo u përgjigj, “Po!!”. Dhe kur një tjetër ndjekës përgëzoi familjen, nëna e aktores shkroi, “Faleminderit shumë! Jam shumë e emocionuar”.

“Ishte një katastrofë. Dhe të gjithë këtë e mora vesh kur isha në avion. Kështu që nuk mund të flisja me mamin. Kur folëm më pas qeshëm të dyja dhe pastaj filluam të debatonim. Në një moment i bëra block. Ishte arma ime e vetme. Por më vonë ajo më shkroi në orën 2 të mëngjesit: ‘Më ke bërë block?’ me një fytyrë të trishtuar. Pastaj i bëra unblock. Ka qenë një luftë e vërtetë në Instagram me nënën time. Një histori e mirë për t’i treguar foshnjës”, ka rrëfyer Emma duke qeshur.

Epo a nuk ju duket dhe ju si histori shumë e dëgjuar? Me siguri do e keni përjetuar dhe vetë diçka të tillë, apo jo? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat