Ronela Hajati përlotet me videot e saj në ‘Ethet e së premtes’: Do doja ta përqafoja veten fort

Mediale Vip

Ronela Hajati përlotet me videot e saj në ‘Ethet e së premtes’: Do doja ta përqafoja veten fort

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 06:45
Ronela Hajati

Mbase nuk ju kujtohet, por shfaqja e parë e Ronela Hajatit në ekran ka qenë tek “Ethet e së premtes”. Spektakli prodhoi shumë yje të skenës dhe dhuronte emocione për të gjithë ata të rinj me ëndrra të mëdha që konkurronin, por edhe për publikun që mezi priste të premten. Mes këtyre yjeve ishte edhe Ronela 13-vjeçare.

Këngëtarja ka kujtuar atë kohë përmes dy videove që i ka postuar në profilin e saj në Instagram, ku shkruan:

“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën. E nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë! Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën... si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si "përjashtimin" e konkursit se isha shumë e vogël.... sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”

Ndërsa në një video tjetër të publikuar më vonë, ku shfaqet e krehur dhe më e kuruar, ajo shkruan:

“Këtu u rregulluan flokët për herë të parë në parukeri dhe u blenë çizmet e famshme me majë, trendi i momentit. Më priti gjjthë shkolla si presidente të nesërmen dhe pastaj histori.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat