Vesa Luma i kundërpërgjigjet fanses që e kritikoi për ndërhyrjet estetike

Mediale Vip

Vesa Luma i kundërpërgjigjet fanses që e kritikoi për ndërhyrjet estetike

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:01
Vesa Luma

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj në vendin e largët ku ajo jeton.

Vesa është shumë e komentuar në rrjetet sociale për paraqitjet e saj, teksa nuk heziton që disa nga komentet t’i lexojë dhe pse jo edhe të kthejë përgjigje në raste të caktuara.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Vesa është komentuar nga një fanse e cila i ka shkruar se “pse është shëmtuar me ndërhyrjet estetike”.

Një komenti të tillë, Vesa ka vendosur t’i përgjigjet me ironi duke shkruar: “S’i kam bërë asgjë…mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vëj maskë, më kishin shkuar lekët kot”.

Këtë replikë me fansen, Vesa vendosi që ta ndajë edhe me ndjekësit e saj të shumtë në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat