Një tjetër person i dashur për John Travolta-n ndahet nga jeta!

Mediale Vip

Një tjetër person i dashur për John Travolta-n ndahet nga jeta!

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:15
John Travolta

Duket se ky është viti më i trishtë i jetës për aktorin John Travolta, i cili po përjeton humbje të njëpasnjëshme të personave të tij të afërt.

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur bashkëshortja e tij humbi betejën me kancerin dhe u nda nga jeta, ndërsa sërish një tjetër person i afërt i aktorit ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se nipi i Travolta-s, me të cilin ishte tepër i lidhur, është ndarë nga jeta.

Sam Travolta, i cili ishte djali i vëllait të madh të John, ishte skenarist, ndërsa arsyeja e vdekjes së tij mbetet ende e panjohur.

John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 dhe kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Fatkeqësisht, djali i tyre i madh u nda nga jeta në 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat