Pak ditë më parë i dha fund beqarisë, mos vallë reperi shqiptar po bëhet baba për herë të parë?

Mediale Vip

Pak ditë më parë i dha fund beqarisë, mos vallë reperi shqiptar po bëhet baba për herë të parë?

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:45
S4MM, Filis Ismaili

Reperi shqiptar, S4MM i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish. 1 vit më parë u konfirmua lidhja e tij me një vajzë të quajtur Filis Ismaili dhe u publikuan disa foto nga fejesa e tyre.

Ndërkohë, në fillim të muajit tetor ata e çuan në një tjetër stad marrëdhënien e tyre.

S4MM dhe Filis i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke i dhënë fund beqarisë në një ceremoni që u përpoqën ta mbajë larg syrit të mediave.

Megjithatë, sot reperi ka publikuar foton e parë me partneren nga dasma, ndërsa sytë i ngelën të gjithëve tek barku i vajzës!

Barku i Filis duket paksa i rrumbullakosur dhe kaq është dashur që fansat të besojnë se çifti po pret një bebush.

Megjithatë, ende nuk kemi një lajm zyrtar nga S4MM dhe partnerja, ndaj gjithçka mbetet ende në kuadrin e aludimeve.

Mbetet të presim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat