I dashuri i Dojnës qenka një çun për shtëpi dhe ajo gjeti rastin të krenohet me këtë!

Mediale Vip

I dashuri i Dojnës qenka një çun për shtëpi dhe ajo gjeti rastin të krenohet me këtë!

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:56
Dojna Mema, Vlashent Sata

Si me lezet, Dojna Mema bëri publike muajin që lamë pas lidhjen e saj me Vlashent Satën, ose nëse do ishim më të saktë, ajo postoi një foto me të dashurin duke mos e zbuluar identitetin e tij, por faktet dhe lidhjet treguan se është pikërisht këngëtari fatlumi.

Ditën e djeshme, siç bën shpesh, moderatorja simpatike ndau disa video të gjyshërve të saj në Instastory, ku shiheshin që ndodheshin në kuzhinë, teksa gjyshja e saj ishte duke bërë byrek.

Me karizmën që e karakterizon, Dojna i ngacmoi të dy duke thënë se përse gjyshi i saj nuk bën byrek. Dhe mori nga të dy të njëjtën përgjigje “Po i dashuri yt a bën? Le të bëjë ai!”

Ky moment epik nuk u ka shpëtuar as fansave. Dojna ka realizuar një bashkëbisedim me ta në Instagram, ku padyshim nuk kishte si të mungonte pyetja ‘A e bëri byrekun i dashuri yt’.

Dhe pa koment fare, ajo ka publikuar një foto ku shihet një pjatë me byrek duke treguar se ‘PO’.

Gocë me fat, pra! Kush nuk do krenohej me një të dashur të tillë?!

Kujtojmë se një vit më parë “iconstyle.al” zbuloi se moderatorja është në një marrëdhënie me Vlashent Satën dhe një nga pikat mbi të cilat mbështetëm dyshimet tona edhe aso kohe ishin vetë postimet e çiftit.

Po ashtu, burime pranë tyre na konfirmuan se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Kështu, nuk ka më dyshime se ata janë së bashku dhe ndonëse në mënyra të ndryshme moderatorja i ka mohuar lajmet, tashmë nuk ka më vend për diskutim.

Vlashent Sata është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërsa karrierën e tij në skenë e nisi që kur ishte 5 vjeç. Ai jeton prej vitit 2002 në Francë, ku vazhdoi studimet e pianos dhe kjo duket se është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të moderatores.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat