Dua Lipa nominohet në katër kategori në këtë event prestigjioz

Mediale Vip

Dua Lipa nominohet në katër kategori në këtë event prestigjioz

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:18
Dua Lipa

Dua Lipa njoftoi se është nominuar në eventin “LOS40 Music Awards”.

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të reja në karrierën e saj si këngëtare në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja, ka pak kohë që bëri të ditur se është nominuar në katër kategori në “MTV EMA”, kurse tani u nominua edhe në “LOS40 Music Awards”.

Ajo është nominuar në kategoritë “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video.

Këngëtarja shprehet e lumtur që u nominuar në “Los40 Music Awards 2020”.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.

Dua Lipa para pak ditësh ka realizuar fotosesion për “Pepe Jeans”, teksa njoftoi se ka sjellë koleksionin e tretë në bashkëpunim me këtë markë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat