Tayna poston foton nga fëmijëria dhe jep mesazhin e bukur për të gjithë

Mediale Vip

Tayna poston foton nga fëmijëria dhe jep mesazhin e bukur për të gjithë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 16:44
Tayna

Pak orë më parë, reperja e njohur, Tayna, ka ndarë me ndjekësit një foto nga fëmijëria.

Këngëtarja kishte zgjedhur dy foto, njërën të realizuar në moshën 3-vjeçare dhe tjetrën, në moshën 23-vjeçare, dhe i kishte vendosur krah njëra-tjetrës.

Por, bashkë me to, Tayna vendosi të japë edhe një mesazh të bukur.

“Mbi të gjitha, mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”, shkroi ajo krahas fotove të publikuara në Instastory.

Tayna ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor, me të cilin po punon aktualisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat