Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

Mediale Vip

Moderatori i njohur shqiptar infektohet me Covid-19

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:42
Xhani Shqerra

Një prej emrave të njohur të televizionit shqiptar, Xhani Shqerra, ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Tamponi i tij ka dalë pozitiv, ndërsa ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Xhani.

Gjithashtu, ende nuk është bërë e ditur gjendja e tij shëndetësore, të cilën presim ta mësojmë së shpejti si dhe nuk dihet nga është infektuar.

Xhani Shqerra është një prezantues, këngëtar, model dhe balerin i cili u rrit me famën, kur ai u shfaq në fillimet e tij në vitin 2000 me këngën në gjuhën italiane “Un posto nel tuo cuore”.

Vitet e fundit ai është marrë me moderimin e një emisioni televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat