Mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Gjermani, 16-vjeçarja publikon këngën e parë në shqip

Mediale Vip

Mahniti jurinë e ‘The Voice’ në Gjermani, 16-vjeçarja publikon këngën e parë në shqip

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:30
Reza

Reza ishte një prej konkurrenteve që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani në mars të këtij viti me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti-t. Me zërin unik dhe timbrin e veçantë, këngëtarja shqiptare bëri që të ndizen të gjithë dritat e jurisë.

Rrugëtimi deri në gjysmëfinale e shoqëroi Rrezarta Bojaxhiun me një sukses të jashtëzakonshëm, pas të cilit vjen edhe videoklipi i parë i 16-vjeçares.

E lindur në Islandë, por me origjinë nga Kosova, Rrezarta Bojaxhiu ka ardhur në Shqipëri enkas për të realizuar këngën e saj të parë me videoklip.

“Ma s’shumti n’botë”, sapo është publikuar në YouTube dhe pritet të jetë një debutim i suksesshëm i Rezës në tregun muzikor. Muzika e këngës së regjistuar nga “Mixey Music” është kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producentë Yll Limani e Fatjon Miftari.

Jo vetëm për bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe për talentin e saj, Rrezarta pritet të jetë një prej hyrjeve premtuese të muzikës shqiptare dhe jashtë saj.

“The Voice Kids Germany” nuk ishte i pari kompeticion ku Rrezarta mori pjesë. Në vitin 2015, ajo konkurroi edhe në “Iceland’s got talent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat