Oriola Marashi merr pjesë në sfilatën e “Guess”

Mediale Vip

Oriola Marashi merr pjesë në sfilatën e “Guess”

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:03
Oriola Marashi

Oriola bashkëpunoi sërish me brendin e njohur.

Oriola Marashi është një prej modeleve më të kërkuara shqiptare, e cila ka pozuar edhe për marka të njohura.

Para pak muajsh, atë e kemi parë teksa pozoi për “Guess”, kurse përmes postimeve të fundit bëri të ditur se po merr pjesë në sfilatën e kësaj marke.

Image

Madje, në një video që e realizoi në prapaskenat e shout, modelja njoftoi se ajo do ta hapë këtë sfilatë.

Sa i përket jetës private, Oriola Marashi është në lidhje dashurie me futbollistin Eros Grezda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat