Rezart Veleshnja hedh poshtë çdo thashethem dhe rikthehet sërish në Shiko Kush Luan

Mediale Vip

Rezart Veleshnja hedh poshtë çdo thashethem dhe rikthehet sërish në Shiko Kush Luan

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:38
Luana dhe Rezart Veleshnja

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

Ndërkohë pas largimit të Rezit, Dosja.al raportoi se aktori ka pasur një debat të fortë me autoren dhe moderatoren, Luana Vjollca dhe kjo e fundit e kishte detyruar të largohej nga emisioni.

Çfarë na bëri përshtypje ishte fakti që Rezarti ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot që ka pasur nga emisioni, por vazhdon ta ndjekë Luanën në Instagram. Ndërsa kjo e fundit nuk e ndjek aktorin nga adresa e saj. Për të gjitha këto aludime, aktori reagoi nëpërmjet një statusi në InstaStory duke i quajtur lajmet të pavërteta dhe shpjegoi arsyen pse ishte zënë.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka shpjeguar:

“Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”.

Nga ana tjetër pas gjithë këtyre thashethemeve Rezarti është shfaqur sërish ditën e sotme në provat e emisionit Shiko Kush Luan. Aktori ka publikuar në Instagram disa video, në të cilat shihet duke performuar me këngëtari e njohur, Gena, që mesa duket do të jetë i ftuari i kësaj të shtune. Ndërkohë në një video tjetër, Rezarti shihet i maskuar si artisti, Endri Prifti, ndërkohë që këndon e i bie kitarës.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat