Pas tatuazhit, Kida vendosi të bëjë një super ndryshim edhe në look!

Mediale Vip

Pas tatuazhit, Kida vendosi të bëjë një super ndryshim edhe në look!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 10:30
Kida

Pas tatuazhit, ditën e djeshme Kida ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim në look.

Fillimisht, nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo na tregoi se ka bërë tatuazh portretin e një tigri në dorën e saj të majtë dhe ka zbuluar se atë ja dedikon të gjithë njerëzve që e urrejnë, sepse si një “tigër” që është nuk arrijnë ta mundin.

“Ata më urrejnë, sepse është më e lehtë se sa të më mundin”, ka shkruar Kida në foton përkrah tatuazhit.

E fill pas kësaj, ka shkuar në një qendër estetike, pasi kishte ardhur koha për një ndryshim në ngjyrën e flokëve.

Pak javë më parë ajo na habiti të gjithëve, kur u shfaq me flokë bjond platin, siç nuk e kishim parë ndonjëherë. Me këtë look kemi rreth 3 muaj që e shohim.

Nëse ju kujtohet në fillim të shtatorit, Kida i bëri flokët me një nuancë të lehtë rozë, por që si duket ishte e përkohshme sepse u rikthye sërish te bjondia.

Mirëpo, këngëtares i kanë pëlqyer shumë flokët rozë dhe mbrëmë i ka bërë totalisht pink.

Ajo ka postuar në Instastory disa video gjatë procesit të lyerjes së flokëve, por ende nuk na ka zbuluar look-un përfundimtar.

Image
Kida
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat