Khloe Kardashian i fal tradhtitë basketbollistit, konfirmon rikthimin me babain e vajzës së saj me një puthje në …

Mediale Vip

Khloe Kardashian i fal tradhtitë basketbollistit, konfirmon rikthimin me babain e vajzës së saj me një puthje në …

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:24
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Pas muajsh spekulimesh, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson më në fund kanë konfirmuar se janë rikthyer bashkë në 40 vjetorin e lindjes së Kim Kardashian.

Çifti mendohet se rindezi romancën në fazat e para të fillimit të izolimit, pavarësisht se burime pranë yllit të “Keeping Up With The Kardashians” pranojnë se ajo ka dyshimet e saj rreth basketbollistit, pas skandaleve të shumta të tradhtive.

Por duket se Khloe Kardashian e ka falur për tradhtitë e shumta dhe në festën e ditëlindjes së motrës së saj, Tristan shihet duke e puthur në faqe ndërsa pozojnë për të realizuar një foto së bashku.

“Ata janë bashkë dhe të lumtur,”– tha një burim. “Khloe është e lumtur që ai është në krah të tij dhe gjërat po ecin mirë. Tristan i ka kërkuar falje pa pushim dhe betohet se ka ndryshuar.”

Për sa i përket shqetësimit të yllit të televizioneve se mos basketbollisti e tradhton sërish, burimi u shpreh: “Ai është i përkushtuar për ti bërë gjërat ndryshe. Khloe shpreson për një të ardhme të tyre së bashku dhe ka parë një ndryshim të madh tek ai.”

Khloe dhe Tristan, prindër të një vajze, nuk e kanë fshehur faktin se kanë qenë pranë njëri-tjetrit gjatë izolimit, por nuk kishin konfirmuar se ishin kthyer bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat