Loredana shpenzon afër 40 mijë euro në veshje për klipin “Rockstar”

Mediale Vip

Loredana shpenzon afër 40 mijë euro në veshje për klipin “Rockstar”

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:45

Ajo është bërë padyshim ndër rep-artistet më të njohura në tregun gjerman folës.

Bëhet fjalë për Loredanën, e cila që nga projekti i parë muzikor ka arritur të grumbullojë mijëra fansa.

Kështu, ajo në mënyrë të vazhdueshme është duke sjellë këngë të reja, teksa paralajmëroi edhe albumin “Medusa”.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, Shqipe.Closet ka sjellë shpenzimet e saj për veshje në klipin e ri “Rockstar”.

Në xhirimet ajo është shfaqur me rroba të markave të njohura, vlera e të cilave arrin 35.194 funta (38.713 euro).

Pothuajse e gjithë gardëroba i ka takuar firmës “Gucci”, ndërsa një xhaketë ishte “Fendi” dhe ora “Rolex.

Ndërkaq, vlen të përmendet se projekti muzikor ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat