Nëse ishit kuriozë, ja si i ka Egli punët me vjehrrën dhe kunatën!

Mediale Vip

Nëse ishit kuriozë, ja si i ka Egli punët me vjehrrën dhe kunatën!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 10:50
Olsi Bylyku, Egli Tako

Ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë që kur Olsi Bylyku zyrtarizoi lidhjen e tij me Egli Takon, por kaq mjaftoi që ata të depërtonin në zemrat e publikut.

Si një çift shumë simpatik, lajmet rreth tyre përbëjnë gjithnjë interes, nisur edhe nga fakti që janë treguar paksa hermetik me lidhjen e tyre.

Por, ditët e sotme rrjetet sociale janë tregues i shumë gjërave, siç janë për shembull marrëdhëniet vjehrrë-nuse apo nuse-kunatë.

Si duket Egli ia ka rrëmbyer zemrën edhe vjehrrës e kunatës dhe tashmë mund t’i thyejmë sërish stereotipet e krijuara rreth këtyre marrëdhënieve.

Siç mund ta dini, Egli studion në Akademinë e Arteve dhe mbrëmjen e djeshme ka dhënë një shfaqje në Tiranë, ku kanë qenë të pranishme në mbështetje të nuses së tyre edhe mami e motra e Olsit.

Madje e kanë treguar edhe në rrjetet sociale, ku kanë shpërndarë foto nga shfaqja, duke mos e fshehur krenarinë për të.

A ka më bukur?! Vjehrra dhe kunata pranë nuses edhe në projekte shkolle.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat