Ç’po kurdis Yll Limani në Tiranë?!

Mediale Vip

Ç’po kurdis Yll Limani në Tiranë?!

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 13:39
Yll Limani

Yll Limani diçka po kurdis, por na duhet të presim edhe pak për ta mësuar.

Autori i hitit “Najher” ndodhet në Tiranë ku ka postuar disa foto të shoqëruara me mbishkrime, që na bëjnë të mendojmë se ndoshta po sjell ndonjë këngë të re.

Në njërën prej tyre ai ka shkruar ” Kush t’ka thënë se m’njeh t’ka rrejt”, kurse në tjetrën “Kon ki me thirr, kur je n’majë të botës dhe apet nuk nihesh mirë”.

Rreth një muaj më parë, Yll Limani publikoi “Buzët e kuqe”, frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Vetë Ylli e ka cilësuar këtë  si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike dhe na vërtetoi se bëri shumë mirë që rrezikoi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat