Maite Perroni shpallet “aktorja meksikane më e mirë e vitit”

Mediale Vip

Maite Perroni shpallet “aktorja meksikane më e mirë e vitit”

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:18
Maite Perroni

Aktorja meksikane Maite Perroni është vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm nga GQ Awars.

37-vjeçarja e cila dikur u bë shumë e famshme në vendin tonë nga seriali “Rebelde” dhe seriali “Kujdes nga engjëlli”, është shpallur “Aktorja meksikane më e mirë e vitit”, duke lënë pas shumë emra të tjerë të njohur të kinematografisë.

Maite Perroni është kthyer në të preferuarën e publikut me serialin “Dark Desire”, që transmetohet në Netflix dhe ku ajo luan rol kryesor.

Ky serial është në listën e 10 serialeve më të mirë të Netflix. Revista Vogue e ka përshkruar Maite Perronin si një nga aktoret më të suksesshme të gjeneratës së saj dhe që numëron mbi 20 milion ndjekës në rrjete sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat