Madonna rreshtohet krah Bidenit në zgjedhjet për president, ja çfarë thotë

Mediale Vip

Madonna rreshtohet krah Bidenit në zgjedhjet për president, ja çfarë thotë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:53
Madonna

Edhe Madonna tregoi kandidatin e preferuar në këto zgjedhje.

Dita e zgjedhjeve po afrohet në Amerikë, ndërsa dy kandidatë për president Donald Trump dhe Joe Biden po i japin fund fushatës.

Një numër i madh i të famshmëve kanë treguar publikisht se kë e favorizojnë në këto zgjedhje dhe kanë bërë thirrje për të votuar.

Së fundi, ishte Madonna ajo e cila shkëputi një pjesë nga debati i fundit i dy kandidatëve dhe bën thirrje të votohet Bideni.

“Këta fëmijë u sollën nga “Koyotat” dhe “Njerëzit e këqin". Largojeni këtë Sociopat nga Shtëpia e Bardhë !!! Është e vërtetë se Biden belbëzon, por të paktën ai ka një busull moral”, ka shkruar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat