Një puthje në errësirë

Mediale Vip

Një puthje në errësirë

Nga: Moza Boletini Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:24
Can Yaman dhe Demet Ozdemir

Një mike më sygjeroi që gjatë pandemisë të shikoja telenovelën turke "Zogu i hershëm" ose ndryshe titulluar "Një puthje në errësirë" ku personazhin kryesor e luan aktori turk me origjinë shqiptare Can Yaman. I ati dhe vetë ai kanë lindur në Turqi, gjyshin e ka nga Prishtina, ndërsa nënën nga Maqedonia. Can Yaman është jurist, avokat i njohur në Turqi, tashmë artist me famë botërore, zotëron disa gjuhë të huaja, por shqipen nuk e flet. Ka qenë një muaj për pushime edhe në Shqipëri, ku më së shumti komunikonte italisht me shqiptarët. Një pjesë të studimeve i ka kryer në SHBA.

Seriali televiziv "Një puthje në errësirë" si mjaft i suksesshëm, ka patur admirues të shumtë jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, Kosovë e së fundi po shfaqet në Itali. Can Yaman dhe aktorja turke Demet Ozdemir shquhen në film për interpretimin e tyre të shkëlqyer, si dy të rinj që duhen i premtojnë njëri tjetrit dashuri të përjetshme. 

Në rolin e Xhanit dhe Sanemit, dy të rinjtë artistë, krijues të famshëm jo vetëm në kinematografi, por edhe në jetën reale, të cilët kanë ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, përcjellin tek brezi i ri jo vetëm mesazhin e çiltërt të dashurisë së tyre, por i motivojnë ata për të qëndruar në vendin e tyre, për mos tu larguar nga atdheu. 

Duke lidhur ngjarjet me boshatisjen e Shqipërisë nga rinia me keqardhje them se ata largohen për një jetë më të mirë, shkollim, punësim e jetë më të qetë, ato cfarë i mungojnë në vendin e tyre e detyrohen të marin rrugën e kurbetit. 

Pavarësisht se Can Yaman paraqitet në film si një fotograf i famshëm e i pasur, por dashuria e tij për Sanemin, familjen, jetën e bind të kthehet në atdhe, të mos largohet më nga Turqia, por të ushtrojë biznesin e profesionin e tij në vend. 

Sa e interesuar është qeveria shqiptare për mos largimin e të rinjve nga vendi, trurin e kombit, çfarë i afron rinisë për të qëndruar aty. Mesa shikojmë asgjë. Dhe kjo është e dhimshme. Edhe filmat shqiptarë po të vesh re, nuk transmentojnë përtej ekranit paqe, dashuri, atdhedashuri, por vrasje, dhunime, njerëz të dëshpëruar që largohen me gomone, që sa e sa i ka përpirë deti apo janë vrarë nga pronarët e gomoneve. Në Shqipëri duhet ti jepet përparësi biznesit të vogël e të mesëm, njerëzit të lenë mënjanë hatërmbetjet, dhunën, vrasjet, pasi vetëm në këtë mënyrë mud të shkojë vendi përpara 

Flitet për një lidhje mes Can Yaman dhe Demet Ozdemir, por që as e kanë mohuar as dhe pohuar sëbashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat