E dashura e Brad Pitt, Nicole Poturalski shihet së bashku me bashkëshortin 68 vjeçar

Mediale Vip

E dashura e Brad Pitt, Nicole Poturalski shihet së bashku me bashkëshortin 68 vjeçar

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:06
Nicole Poturalski

Duket se e dashura e Brad Pitt, modelja Nicole Poturalski është e martuar dhe ka një fëmijë me bashkëshortin.

Në mediat rozë u komentua modelja e njohur gjermane Nicole Potularski për lidhjen me aktorin e njohur botëror Brad Pitt, shkruan Daily Mail.

Ai vështirë se është burri i parë që zbulon se gruas së tij i pëlqen Brad Pitt por Roland Mary mund të jetë burri i parë që i jep bekimin e tij një lidhje me yllin e Hollywood-it.

Së fundmi ajo është shfaqur në një darkë në Berlin, së bashku me partnerin e saj me të cilin edhe nuk ishin parë që një kohë të gjatë.

Ata janë parë duke dalë nga restoranti, vend të cilin e posedon 68 vjeçari.

Nicole është parë e veshur në mënyrë të thjeshtë, teksa shihej duke biseduar me një grup të miqve.

Kjo është hera e parë që bukuroshja brune shihet me bashkëshortin, që kur u aludua për lidhjen e saj me Brad Pitt. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat