Adelina çmend fansat me këto foto

Mediale Vip

Adelina çmend fansat me këto foto

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 21:28
Adelina Ismaili

Adelina nuk po i ndalon fotografitë atraktive.

E njohim si ‘Diva e muzikës shqiptare’, ngase për vite me radhë ka sjellë projekte të njëpasnjëshme në tregun tonë.

Adelina Ismaili vitet e fundit është tërhequr nga muzika, kurse tashmë ka nisur një aventurë të re, ku është sërish afër publikut.

Këngëtarja po drejton një emision të ri televiziv, ndërkohë është aktivizuar shumë edhe me postime në rrjete sociale.

Së fundi, artistja pozoi e veshur me ngjyrë kafe, e me doreza të kombinuara me të njëjtën ngjyrë, teksa dukej shumë joshëse.

Natyrisht se edhe këtë herë komentet e fansave ishin të shumta, duke e komplimentuar atë për dukjen.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat