A shan shumë në trafik Ermal Fejzullahu?

Mediale Vip

A shan shumë në trafik Ermal Fejzullahu?

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:19
Ermal Fejzullahu

Në puntatën e pestë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte i ftuar mes të gjithë emrave dhe këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu.

Siç e ka zakoni ku për çdo të ftuar ka një lojë të dedikuar, për Fejzullahun u bë loja e titulluar “Po; Jo; Ndoshta”, në të cilën këngëtari kishte për detyrë të mos përmendte asnjërën nga tre fjalët.

Mes shumë pyetjeve të përgatitura, dy nga pyetjet e kësaj loje ishin: “A shan shumë në trafik?” dhe “Si shan?”

Artisti i mirënjohur u përgjigj që shan shumë e për pyetjen e dytë me sportivitetin që e karakterizon si personazh, u përgjigj se shan me “non’ e me bab’ “.

Kjo lojë bëri të gjithë të ftuarit të kishin vëmendjen e veç të tjerash në sajë të përgjigjeve të Fejzullahut, duket se i meritoi të gjitha pikët e mbledhura nga kjo lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat