Në shtëpinë e Lorik Canës: Monika duke kërcyer me dy fëmijët me këngën e Noizyt

Mediale Vip

Në shtëpinë e Lorik Canës: Monika duke kërcyer me dy fëmijët me këngën e Noizyt

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:47
Lorik Cana dhe Monika

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, janë prindër të dy fëmijëve, Bojken dhe Enkelejda. Dyshja publikojnë shpesh momente pranë tyre në rrjete sociale, duke treguar se iu kanë ndryshuar jetën.

Vetëm së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Loriku ka treguar se të shtunat janë të mbushura me hare në shtëpinë e tyre. Ai ka publikuar një video, ku shihet Monika duke kërcyer me Bojkenin dhe Enkelejdën, nën tingujt e këngëve të Noizyt.

"Humori i të shtunës", ka shkruar Loriku krahas videos. Kujtojmë se prej kohësh ata janë zhvendosur në Romë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

😍

A post shared by @ vipvideooos on

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat