Rita Ora me dukje natyrale mahnit fansat, teksa në fokus vë tiparet trupore

Mediale Vip

Rita Ora me dukje natyrale mahnit fansat, teksa në fokus vë tiparet trupore

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:46
Rita Ora

Ajo në mënyre të vazhdueshme po surprizën fansat e saj me figura impresive.

Por, Rita Ora kësaj here ka vendosur të shfaqet nga palestra, ndërsa shihej e lodhur nga stërvitjet, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja këto imazhe i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ndërsa mahniti miliona ndjekësit e saj.

Bukuroshja shqiptare kishte vendosur që të jetë më e thjeshtë në veshje, teksa i dominonte më shumë ngjyra e zezë.

Flokët bionde zgjodhi që t’i shkapërderdhë lart kokës, kurse për makijazh ajo nuk kishte përdorur asnjë nga produktet.

Pas këtyre postimeve, ajo më pas kishte njoftuar fansat se është duke shkuar në shtëpi, ku fokusonte edhe këpucët e firmës ‘Nike’.

Për artisten me renome ndërkombëtare po aludohet edhe për një fejesë të mundshme, pasi u pa me një unazë diamanti, që mendohet se ia dhuroi Romain Gavras. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat