Noizy thumbon kolegët por pendohet dhe fshin postimin

Mediale Vip

Noizy thumbon kolegët por pendohet dhe fshin postimin

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 00:01
Noizy

Reperi Noizy me një post në Instagram ka thumbuar kolegët e tij.

Noizy njihet si rep artist që flet mendjen e vet, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai bën deklarata thumbuese në rrjete sociale.

Reperi sot nuk theksoi se me kë e kishte por thumbi i tij nuk qëndroi gjatë në Instagram, pasi e fshiu atë pas pak kohe.

“I jep me qera kerret cuz: Erdhi dita qe u pam live, kerret sken tuat edhe beat nuk i ki nice”, shkroi ai.

Noizy duke publikuar dy vetura në llogarinë e tij bëri me dije se ai jep ato hua për videoklipet e tyre.

Nuk dihet se përse Noizy vendosi të fshijë postimin, ndërsa foton e ruajti njëra prej faqeve të menaxhuara nga fansat e reperit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat