Keisit po i mungon shumë Stresi

Mediale Vip

Keisit po i mungon shumë Stresi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 07:19
Keisi, Stresi

Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, po bëjnë kohë që nuk e kanë takuar më njëri-tjetrin, mirëpo ndjenja që kanë duket se është më e fortë se gjithçka.

Ata kanë arritur të përballojnë çdo pengesë e të jenë gjithmonë krahu mbështetës i njëri-tjetrit, pavarësisht largësisë së madhe që i ndan.

Siç të gjithë e dimë tashmë, Keisi jeton në Kanada ndërsa Stresi vazhdon jetën e tij në Tiranë, ndërsa  rrjetet sociale janë ato që i kanë mbajtur pranë.

Madje, nëpërmjet tyre kemi arritur të shohim një pjesë të “telenovelës” së bukur të çiftit, me ndarje e ribashkime të shumta.

Sigurisht, largësia bën të vetën dhe nuk do mend që malli po i djeg të dy.

Këtë, Keisi e ka treguar fare thjeshtë me një video në InstaStory.

Teksti i këngës “Betohemi” duket se i përshtatet më së miri situatës së dyshes, ndërsa partnerja e reperit ka vendosur krahas videos figurën e dy duarve të një çifti, që kanë kapur gishtat e vegjël me njëri-tjetrin.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat