Arilena Ara emocionon me mesazhin për njeriun më të shtrenjtë

Mediale Vip

Arilena Ara emocionon me mesazhin për njeriun më të shtrenjtë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:03
Arilena Ara

Nëna e Arilena Arës feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja e ka uruar publikisht me një mesazh shumë emocionues.

Arilena është treguar e përpiktë dhe sapo ora ka shënuar 00:00 i ka dërguar urimin e saj të ëmbël të ëmës.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, i ka shkruar këngëtarja në mesazhin e saj.

Vite më parë Arilena ka humbur babain e saj në një moshë të re, me të cilin ka treguar se ka pasur një lidhje shumë speciale.

Ajo ka treguar se kohët e fundit ka nisur të krijojë raporte të ngushta edhe me të ëmën, sepse për një kohë të gjatë kishte një marrëdhenie të zakonshme si nënë e bijë dhe se i qëndronte shumë e ftohtë.

Image
Arilena Ara
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat