“E di unë”, Adelina Ismaili hedhë dyshime që Arif Vladi u pagua për ta kënduar Marshin e UÇK-së

Mediale Vip

“E di unë”, Adelina Ismaili hedhë dyshime që Arif Vladi u pagua për ta kënduar Marshin e UÇK-së

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:37
Adelina Ismaili

Adelina Ismaili, në emisionin e saj ku mysafir kësaj radhe kishte të parin e NISMA-së, Fatmir Limaj, ngriti disa dyshime për pagesë në lidhje me këngën “Marshi i UÇK-së” të kënduar nga Arif Vladi, për të cilën Limaj tha se ishte frymëzim i UÇK-së.

Gjatë bisedës me Limaj, Islamili e pyeti atë se a ka dëgjuar ndonjë këngë të saj, derisa ai i tregoi se e pëlqen këngën “Ushtrinë time”, dhe i tha që ajo këngë ish dashtë të bëhet më herë, që të shërbejë si frymëzim për UÇK-në.

“Marshi i UÇK-së na ka frymëzuar”, i thotë Limaj, Ismailit.

Në këtë pikë, Limaj, përmend që “Marshi i UÇK-së”, ishte frymëzimi i luftëtarëve të Kosovës, ndërsa Adelina i thotë se edhe ajo të ishte frymëzuar po të i kishte marr paratë që i ka marrë Vladi.

“Po isha frymëzuar edhe unë, t’i kisha marr paret që i ka marr ai”, pohon ajo duke buzëqeshur.

Teksa Limaj, i thotë se nuk e di për atë pjesë, Adelina ia kthen se e di ajo.

“E di unë”, i thotë Adelina Ismaili, mysafirit të saj Fatmir Limaj.

Deri më sot nuk është folur kurrë një gjë e tillë sa i përket këngës me të cilën ushtarët e Kosovës, janë frymëzuar dhe kanë luftuar fuqishëm përballë paramilitarëve serbë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat