Megi Pojani reagon zëshëm ndaj kritikave të moderatores

Mediale Vip

Megi Pojani reagon zëshëm ndaj kritikave të moderatores

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:34
Megi Pojani

Ori Nebijaj ka vënë dy postime në InstaStory, duke shprehur pakënaqësi lidhur me emisionet e të dielës.

“Pupupu! E diela në shtëpi është përfundimisht një torturë për sytë nëse bën “zapping” në TV”, nisë shkrimin Ori Nebijaj.

“Ca emisione shtërpe dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh”, ka vijuar më tej moderatorja e “Wake Up”. Në postimin e radhës, ajo ka publikuar edhe shpjegimin e termit ‘shkarravinë’, duke shtuar: “Që të mos keqkuptohemi”.

Image
Image

Pikërisht në këtë deklaratë, ka reaguar edhe Megi Pojani e cila është moderatorë në rubrikën “Maskat” në “E Diell”.

Kjo e fundit ka reaguar në Instagramin e saj, duke shkruar: “Unë jam fëmij I ’96-tës. Nuk jam e ’80-tës dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek ‘eleganca’ e Mediaset dhe Mina e Celentano. Unë jam rritur me Disney Channel, me serialet amerikane dhe MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di shumë mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, UNË MEGIPOJANIZOJ!” .

Duket në internet po nisë një debat i ri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat