Capital T po ‘gatuan’ diçka të re në studio

Mediale Vip

Capital T po ‘gatuan’ diçka të re në studio

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:23
Capital T

Capital T ka publikuar një imazh në llogarinë e Instagramit.

Capital T është një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar i cili është mjaft aktiv në skenën muzikore.

Ndërsa sot ka bërë të ditur se ai ka vendosur të kthehet në studio dhe po paralajmëron fansat se po ‘gatuan’ diçka të re për ta.

“U ktheva te veni, Cka po gatujm !? reference stilin si cila kang e jemja ?”, ishte mbishkrimi i imazhit të fundit të publikuar nga vet ai.

Pas këtij imazhi fansat menjëherë vërshuan sektorin e komenteve, duke treguar se sa të lumtur janë me këtë lajm dhe mezi po presin se çka do të sjellë ai.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Capital T titullohet “Braziliane” të cilit i ka bashkëngjitur klipin muzikor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat