Diona Fona paralajmëron bashkëpunim me një artist të huaj

Mediale Vip

Diona Fona paralajmëron bashkëpunim me një artist të huaj

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:34
Diona Fona

Diona Fona është një këngëtare e re e cila shumë shpejt është bërë e dashur për publikun.

Diona është rikthyer nga Londra në Prishtinë për të vazhduar karrierën muzikore.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emision “Reload” ku ka folur për projektin e saj të fundit “Xhani”.

Artistja ndër të tjera ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim ndërkombëtarë sa i përket një projekti muzikor.

“Do të ketë bashkëpunim me një artist internacional. Është një bashkëpunim që mezi po pres të publikohet. Kënga është kryer, ka mbetur vetëm realizimi i videoklipit”, tha ajo.

Diona thotë se për momentin ndjehet e plotësuar edhe në tregun shqiptar.

Këngëtarja ka shuar kureshtjen e fansave duke u përgjigjur disa pyetjeve “blic” të fansave.

Ajo ka thënë se nuk ka operacione plastike, ndërsa nuk ka dashur as të flas nëse është apo jo në një lidhje dashurie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat