Teuta Krasniqi flet për marrëdhënien me Afronën

Mediale Vip

Teuta Krasniqi flet për marrëdhënien me Afronën

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 06:25
Teuta Krasniqi, Blero Afrona

Aktorja kosovare Teuta Krasniqi, në studion e “Rudina” foli këtë të hënë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blero me të cilin ka një vajzë, si dhe bashkëshorten e tij Afrona. Ndonëse të ndarë prej shumë vitesh, ata mbeten prindër model dhe ruajnë kontakte me njëri-tjetrin. Aktorja tregoi se që në fillim ata kanë pasur primare mirëqenien e vajzës së tyre. 

“Ketë kam dashur në fillim kur ka ndodhur si ngjarje. Më kanë gjykuar, si është e mundur, pse ku ka në botë kështu… Më janë dukur budallallëqe gjykimet, sepse secili prind duhet të mendojë për të mirën e fëmijës, sepse fëmija nuk ka faj. Nuk ka përse të vuajë pasojat e ndarjes. Jemi treguar që në fillim të pjekur në këtë aspekt, sepse unë vazhdoj të kem prioritet mirëqenien, shëndetin e vajzave para vetes edhe para gjithçkaje. Unë kam një të mirë, që në momentin që ndihem rehat me veten, edhe në momentin që unë vendos për një gjë, edhe gjithë bota me u ngrit, me më thënë që nuk është mirë, nëse unë mendoj që është mirë dhe e vlerësoj, thjesht do të vazhdoj me timen".

Aktorja tregon më tej se me Afronën, bashkëshorten e Bleros ka një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo thekson se si Adonisi, bashkëshorti me të cilën ka një vajzë 4-vjeçare, ashtu edhe Afrona, nuk kanë qenë shkaktarë të ndarjes së tyre.

“Që në fillim kam pasur shumë paragjykime, edhe gjykime, edhe fjalë, edhe se si është e mundur, edhe kanë menduar se mua nuk duhet të më pëlqejë Afrona. Jo, unë kam shumë mendim të mirë për Afronën. Afrona është shumë vajzë e mirë. Është me të vërtetë person të cilin unë e respektoj shumë, edhe kemi raporte shumë të mira, sepse tek e fundit nuk ka qenë Afrona shkaktare apo Adonisi shkaktar. Të dy kanë hyrë në jetën tonë më vonë, për këtë nuk ka arsye për të pasur asnjë ndjenjë negative. Për ne është me rëndësi gjithmonë lumturia e Tarës. Edhe sot Tara, përveç që natyrisht Tara jeton me mua, çdo ditë e sheh babain e saj, edhe sa herë që do, shkon edhe rri tek ai, apo pushime, apo gjëra të ndryshme. Sepse nuk jemi kështu me data apo me ëeekend, siç ka shumë raste. Jemi në rregull”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat